Pranuan lidhjen, Graciano i vendos unazën në gisht Argjira Spancës

Graciano Tagani dhe Argjira Spanca pranuan së fundmi lidhjen e tyre për të cilën ishin përfolur aq shumë.

Ndërkohë që dyshja nuk zbuloi shumë detaje për marrëdhënien e tyre, kurioziteti i publikut sa vjen e është rritur. Balerini i njohur dhe moderatorja nga Kosova kanë treguar më shumë për romancën e tyre në intervistën e tyre të parë si çift, të cilën e kanë dhënë në emisionin “Natën me Aulonën”.

Ata kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre profesionale, por sidomos nga ajo personale. Graciano dhe Argjira kanë treguar si ka nisur lidhja e tyre, si po shkon edhe planet e së ardhmes ku mund të përfshihet edhe një dasmë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ne forme me Aulonen (@aulonamusta)

Në studio, gjithashtu ka ndodhur edhe gjesti “i shumë pritur”.  Graciano i ka vendosur unazën në gisht Argjirës.

Shtuar 4.06.2021 20:58