Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, nënshkroi të martën në mbrëmje protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Kuvendi Kombëtar.
Kjo do të thotë se është hequr pengesa e fundit e Ankarasë për pranimin e Suedisë, një proces që filloi në maj 2022 me aplikimin e Stokholmit. Të martën protokolli u miratua nga Asambleja Kombëtare e Turqisë.
Ky vendim është pikënisja për pazarin tjetër të madh për Turqinë.
Turqia pret miratimin nga Kongresi i SHBA për shitjen e 40 F-16 dhe 80 kompleteve për të përmirësuar F-16-ët e vjetër të aviacionit ushtarak turk.
Nga ana tjetër, Hungaria do të vendosë gurin e fundit në anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Parlamenti hungarez, i cili aktualisht është i mbyllur, do të debatojë dhe vendosë për anëtarësimin e Suedisë në NATO pas hapjes së tij në shkurt.
Pas vendimit, nuk do të ketë asnjë pengesë për anëtarësimin e Suedisë në NATO./albeu.com