Bonucci nuk lëshon “rrugë” ndaj të rinjve: Dua të jem në Euro 2024

Leonardo Bonucci vendosi të vazhdojë karrierën në Turqi, ndërsa u transferua te Feherbahce gjatë kësaj merkatoje. Italiani ka dhënë së fundmi një intervistë për faqën zyrtare të klubit turk.

Ish-it të Juventusit nuk i ndahet shpirti nga Serie A, ndërsa nuk ka ndërmend të lëshojë “rrugë” sa i takon kombëtares. Mbrojtësi shprehet se dëshiron dhe do të punojë shumë për të qenë në Euro 2024.

“Synimi im është të jem atje në Euro 2024. Kam pasur një takim me Spallettin para transferimit. Nuk është një turne i lehtë. Ka kombe të forta, por ne jemi kampionë. Ne do të mbrojmë titullin, dua të jem atje me kombëtaren dhe do të jap maksimumin kur të jem atje.

Rivaliteti ndërmjet Interit dhe Juventusit është i ngjashëm me atë midis Fenerbahces dhe Galatasarayt këtu. Kam takuar Calhanoglu. Ne folëm 2-3 muaj më parë. Ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin. Juventusi mund të jetë pak më i avantazhuar sepse Interi luan edhe në Champions League. Besoj se ky duel do të vazhdojë deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Bonucci. /newsport.al/


Shtuar 24.01.2024 16:30