Mbetjet kockore buzë Vjosës, policia njoftim zyrtar: Dyshohet se janë sjellë nga ujërat e lumit

Policia ka reaguar pas gjetjes së mbetjeve kockore në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës.

Uniformat blu bëjnë me dije se është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti./albeu.com


Shtuar 21.01.2024 20:57