Në mbrëmjen e sotme të Big Brother VIP Kosova 2, në vend të Bledit do të jetë opinionist Nderim Neziri.
Mane ka njoftuar se për shkak të një intervenimi mjekësor që i është kryer më herët gjatë ditës, ai do të detyrohet të mungojë në spektaklin e sotëm.
Ndërhyrja mjekësore, detajet e së cilës nuk i ka bërë të ditur Bledi, sipas një postimi ka qenë e domosdoshme.
Ai ka shkruar: “Të dashur miq, sot iu nënshtrova një operacioni (intervenimi) të vogël por të domosdoshëm.”
Ai më tutje gjithashtu bën të ditur se nuk do të jetë i panishëm në Prime në Big Brother Kosova.