Ylli argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi është kurorëzuar më çmimin “Lojtari më i mirë” për vitin 2023, duke fituar kështu çmimin “The Best” nga FIFA.
Messi arriti ta fitojë çmimin “Lojtari më i mirë” nga FIFA për herë të tretë në histori, duke u bërë lojtari më më shumë çmime “The Best”.
Sulmuesi argjentinas për të fituar këtë çmim mposhti konkurrencën e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, që po ashtu patën një sezon fantastik.
Për të fituar këtë çmim votuan trajnerët dhe kapitenët e 211 ekipeve kombëtareve, një gazetar nga çdo vend anëtar i FIFA-s dhe tifozët përmes një votimi në faqen e internetit të FIFA-s.
Por si ishin të gjitha votat dhe në veçanti ato të Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe ekipeve tjera të mëdha kombëtare.
Primoz Gliha votoi për Marcelo Brozovic, Kevin de Bruyne dhe Ilkay Gundogan, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani votoi për Victor Osimhen, Kvicha Kvaratskhelia dhe Messi.
Përzgjedhesi i Shqipërisë, Sylvinho votoi për Haaland, Messi dhe De Bruyne, ndërsa kapiteni Berat Gjimshiti votoi për Messiin, Haalandin dhe Rodrin.
Te Maqedonia e Veriut kapiten është shqiptari Enis Bardhi, i cili voti për Haaland, Mbappe dhe Messi, ndërsa te Zvicra, Granit Xhaka voti për Messin, Haalandin dhe Mbappen. /Telegrafi/