“Abuzimi se*ksual”, gjykata la në burg 29-vjeçarin, flet nëna e 12-vjeҫares: Vajza flinte në një dhomë me Kledi Tirollarin

Gjykata e Korçës, vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg, për Kledi Tirollarin 29-vjeçarin, i cili akuzohet të ketë kryer marrëdhënie s*eksuale me një të mitur.

Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës pak ditë më parë, ndërsa ka qenë 12-vjeçarja e cila në prani të psikologëve ka pranuar se është në një lidhje 2-vjeçare me Tirollarin.

Ndërkohë, vetë Tirollari, përpara trupit gjykues nuk ka pranuar akuzën teksa ka thënë, se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Në dosjen e prokurorisë, sipas avokatit Denis Mekolli, nuk ka një akt mjekoligjor për të vërtetuar akuzën.

Sipas avokatit, nëna e vajzës e ka denoncuar këtë rast për shkak të grindjes me bashkëjetuesin.

Për mediet nëna e 12-vjeçares, u shpreh se vajza e saj dhe djali i bashkëjetuesit flinin në të njëjtën dhomë.

Ndërsa për disa muajsh sipas saj, e mitura ishte e mbyllur në vetvete çka e ka bërë të dyshojë.


Shtuar 9.01.2024 11:32