E rëndë në Kosovë, dyshohet se ra nga ballkoni, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur një 34-vjeçare, Artila Kameri, ka humbur jetën tragjikisht, në një hotel në zonën e Graçanicës, në Kosovë.

Dyshohet se ajo ka rënë nga kati i dytë i një hoteli “Venus” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaroi Flora Ahmeti për mediat në Kosovë.

Gjithashtu, ka folur edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Siç ka njoftuar Ulaj, rasti është inciuar si “hetim mbi vdekjen”.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, citohet të ketë thënë Ulaj.

Po ashtu, gazeta Nacionale shkroi se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, brenda në hotel kanë qenë edhe dy persona të tjera, një mashkull nga Peja dhe një vajzë nga Gjakova.

Viktima dyshohet se kishte një biznes privat në Gjakovë për estetikë, dhe ka pasur disa paraqitje publike edhe nëpër media vendore.


Shtuar 28.12.2023 15:37