Gjirokastër/ Zjarr në katin e dytë të një banese

Ditën e sotme,  një banesë është përfshirë nga flakët  në Gjirokastër, ku sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Grehot”, dhe se zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës së shtetasit V. M.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 28.12.2023 15:40