Kaina Nunes largohet nga Tirana, por mbetet në Superiore

Kaina Nunes është në prag largimi nga Tirana. Sulmuesi brazilian nuk ka arritur pritshmëritë e drejtuesve ‘bardheblu’ dhe me shumë mundësi rrugët e tij me klubin do të ndahen që në merkaton e janarit.

Edhe pse po largohet nga Tirana, Nunes me shumë mundësi do të vazhdojë te jetë pjesë e Superiores. Sipas “Futbolli në Shqipëri”, është ekipi i Erzenit që ka ‘hedhur sytë’ nga sulmuesi shtatlartë. Thuhet se shijakasit janë shumë pranë transferimit të brazilianit, por nuk dihet nëse formula do të jetë blerje, transfer i lirë apo huazim.

Kujtojmë që 26-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje me fanellën e Tiranës, teksa ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 1 asist. /Newsport.al/


Shtuar 26.12.2023 18:43