EMRI/ Katër plumba në drejtim të tij, kush është personi i plagosur në Shkodër

Aleksandër Curri është personi i cili mbeti i plagpsur paraditen e sotme në Shkodër.

Drejt tij u qëllua me pistoletë 4 herë.

Autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër.

Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

/albeu.com


Shtuar 18.12.2023 09:54