Policia reagon për plagosjen me armë zjarri në Shkodër

Policia ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku 40-vjeçari Aleksandër Curri, u plagos me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.

Në lidhje me autorin, dyshohet se ai është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.

Sakaq, një dëshmitare ka deklaruar se i plagosuri eci në këmbë për disa momente dhe u shtri në tokë.

Ajo i dha ndihmën e parë, teksa u shpreh se ai ishte i plagosur në stomak.


Shtuar 18.12.2023 10:18