U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet 33-vjeçari

Si pasojë e shitjes së lëndëve narkotike ka përfunduar në pranga një 33-vjeçar në qytetin e Patosit.

Siç njofton policia, 33-vjeçari K.O., banues në Ballsh, është kapur në flagrancë teksa shiste lëndë narkotike në qytetin e Patosit.

Nga kontrolli i uniformave blu, ati i’u gjetën me vete 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 72 800 lekë të rinj, 1 250 euro dhe 630 paund, për të cilat dyshohet se vinë si përfitim nga shitja e lëndës narkotike.

Të gjitha provat materiale janë sekuestruar nga policia së bashku me makinën e 33-vjeçarit.


Shtuar 9.12.2023 14:01