“Legjionarët” mësojnë kundërshtarin e radhës, grupit B i bashkohet Kroacia

Prej orës 18:00, në Hamburg po hidhet shorti i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku “legjionarët” e Komëbtares sonë do të mësojnë kundërshtarët e fazën finale, të këtij kompeticioni madhor, ku kualifikohen për herë të dytë në histori, kësaj radhe si koka e grupit të fazës kualifikuese.

Pasi mësuan kundërshtarin “Big”, që do të kenë në grup, të cilët janë spanjollët, 2 herë fitues të këtij kompeticioni, tashmë “legjionarët” tanë kanë mësuar edhe kundërshtarin e radhës, në grupin B, të cilët do të jenë vendi i 3-të i Botës, Kroacia.


Shtuar 2.12.2023 18:44