Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar në Patos pasi ka dhunuar nënën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin J. T., 24 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.