Krisja e marrdhënieve mes trashgimtarit të fronit mbretëorë Princit Leka II dhe princeshë Elia Zaharias kanë qenë prej disa javësh në vëmendjen e mediave rozë.
AlbEu.com ka raportuar vazhdimisht se ka dyshime të forta se Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Dyshime të cilat nisën që prej momentit të festës së ditëlindjes së princesësh Geraldinë, ku Leka dhe Elia e festuan në mënyra të veçanta, dhe jo si zakonisht të bashkuar.
Gjithashtu vetë pak ditë më parë AlbEu.com, raportoi se prej më shumë se 1 viti Princi Leka nuk e mban më unazën e martesës.
E si për t’i vënë “vulën”, burime bënë me dije për AlbEu.com se mbrëmjen e sotme Princ Leka ka shkuar i pashoqëruar në pritjen që Presidenti i Republikës Bajram Begaj po bën në “Pallatin e Brigadave” në nder të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia ende nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull./albeu.com/