Grabitën me armë argjendarinë në Kamëz dhe ikën me shpejtësi! Kjo është makina që përdorën autorët (FOTO)

BMW X6 që shihni në foto është makina me të cilën u arratisën 3 personat e maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës grabitën një argjendari në Kamëz.

Burime për AlbEu.com, bënë me dije se 3 grabitësit e armatosur me kallashnikov dhe të maskuar, janë futur në argjendarinë në Kamëz në pronësi të shtetases E.S.

Të njëjtat burime konfirmojnë se grabitësit kanë marrë vetëm sasi floriri dhe jo shuma monetare.

Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të vendit, dhe po punon për ientifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi:

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMË”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje. 

/AlbEu.com/


Shtuar 28.11.2023 20:43