I munguari i madh! Çfarë po ndodh mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës?

Vajza e Elia Zaharias dhe Princ Lekës ka festuar ditëlindjen e 3-të.

Si në dy ditëlindjet e tjera edhe këtë vit, urimet e prindërve të Princeshë Geraldinës ishin mjaft emocionuese.

Por diçka ishte ndryshe, Princ Leka nuk u pa në festën e ditëlindjes së të bijës, ku prezent krah Elias ishin vetëm familjarët e saj. Për më tepër, në postimin e Elias nga festa e ditëlindjes së të bijës, nuk përmendet askund Princi apo mungesa e tij .

Një detaj tjetër që kërcet në marrëdhënien e çiftit, siç konstaton AlbEu.com është mungesa e interaktivitetit, ndryshe nga më parë në profilet e njëri-tjetrit në Instagram.

Madje Princ Leka ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që kërcasin, por nga Princi dhe nga Elia nuk ka asnjë reagim, prandaj shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull./albeu.com/