Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka përfshirë edhe bashkinë e Pukës. Mësohet se disa fshtra kanë mbetur pa energji elektrike.
Stuhia ka këputur telat e disa linjave elektrike duke lënë në errësirë qindra banorë.
Gjithashtu raportohet se shiu i ndërthurur me erën e fortë ka bërë që stuhia në Pukë të sjell dhe probleme të shumta me qarkullimin e mjeteve.