Manchester United ka vendosur që Michael Carrick të vazhdojë në krye të skuadrës, të paktën për takimin e ardhshëm kundër Chelseat.
Disfata 3-0 ndaj Bournemouthit në “Old Trafford”, të dielën, ka shtuar trysninë mbi trajnerin anglez, pasi rezultatet e ekipit nuk kanë përmbushur pritshmëritë. Pas humbjes, një pjesë e madhe e tifozëve mendonte se ai mund ta kishte drejtuar për herë të fundit Unitedin.
Të lidhura
None found
Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë zgjedhur t’i japin Carrickut një mundësi tjetër, me shpresën se do ta përmirësojë situatën, raportoi The Athletic. Ai ka udhëhequr stërvitjen në Carrington dhe do të jetë në stol për përballjen e radhës me Chelsean.
Nuk është bërë e qartë nëse ndeshja e ardhshme do të jetë shansi i fundit për Carrickun. Një mundësi tjetër është që ai të ketë kohë deri në pushimin e radhës së kombëtareve, nga 9 deri më 17 nëntor, për të shpëtuar të ardhmen e tij në “Old Trafford”.
Mbajtja e tij në detyrë, të paktën për tani, e bën më pak të mundshëm emërimin e menjëhershëm të kandidatëve të përfolur për postin e trajnerit.
Antonio Conte, Eddie Hoëe dhe Julian Nagelsmann janë përmendur së fundmi si emra të lidhur me stolin e Manchester Unitedit, por klubi ka vendosur që për momentin të vijojë me Carrickun.
Takimi me Chelsean mund të përcaktojë të ardhmen e trajnerit. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ai do ta shfrytëzojë rastin për të ndryshuar ecurinë e rezultateve.






