Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë,pranë kryeministrisë.
Një makinë ka hipur mbi trotuar duke përplasur një çift të rinjsh. Shkak i aksidentit ëhstë bërë shpejtësia e lartë e mjetit.
Për shkak të përpalsjes dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur.
Siç shihet nga fotot, në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe policia. Mësohet se ‘Benz’-i ka qenë me shpejtësi të lartë duke ardhur nga liceu te kryqëzimi i RTSH dhe ka përfunduar ne trotuar, duke përplasur çiftin. Ndërkohë, vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Nga të dhënat e para, në automjet ishin dy djem.
Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksident, ndërkohë, policia po heton për rastin në fjalë.