Tentuan të fusnin përmes kontenierëve të bananeve 139 kg kokainë në Britani, dënohen 3 shqiptarët (EMRAT)

Gjykata britanike ka dënuar me burg tre shqiptarët dhe mikun e tyre të cilët tentuar të kontrabandonin 139 kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e fshehur atë në një kontenier babanesh.

Sipas mediave britanike, koka e këtij grupi, Mirgert Shahu, është dënuar me 18 vjet burg.

Gjithashtu, për kalimin e kokainës me vlerë 11 milionë paund, kishte ndihmuar dhe një anglez, Robert Ball.

Dy bashkëpunëtorët e tyre, Florjan Ibra u dënua me 13.5 vite burg dhe Arman Kaviani me 12 vite e nëntë muaj.

Autoritetet kishin konstatuar drogën në port, dhe e kishin hequr, por kamionin e kishin lënë të kalonte, për të parë se kush e posedonte lëndën narkotike.

Arrestimi i Shahut, Ball dhe dy shqiptarëve të tjerë Florjan Ibra dhe Arman Kaviani, është bërë në  prill të 2022 teksa po shkarkonin drogën  në çatinë e kontejnerit, që besonin se e kishin ende

Ball dhe Shahu u dhanë udhëzime Kavianit dhe Ibrës në oborrin e magazinimit, të cilët përdorën një kamion forklift për të hipur në majë të kontejnerit.

Ata hapën çatinë duke përdorur një levë dhe filluan të shkarkonin pakot, por në proces e sipër NCA dhe oficerët e policisë mbërrijnë për t’i arrestuar.

Të katër burrat u akuzuan për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa Kaviani u akuzua gjithashtu për posedim me qëllim furnizimi pasi u gjet në shtëpinë e tij meta kristal me vlerë 500,000 paund.


Shtuar 1.11.2023 22:49