Amatorët e Saarbrucken në ëndërr, eleminojnë Bayernin nga kupa

Amatorët e Saarbrucken kanë eliminuar Bayern Munchen nga Kupa e Gjermanisë, duke triumfuar 2-1 në Ludëigspark Stadion (Saarbrücken), në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16.

Bavarezët e nisën ndeshjen me shumë ndryshime, me teknikun Tomas Tuchel që mori parasysh faktin që luhet ndaj një skuadre të divizionit të 3-të gjerman.

Minuta e 16-të solli golin e parë të takimit për kampionët e Gjermanisë me anë të Muller, duke të krijuar përshtypjen se gjërat do të jenë të lehta. Për skuadrën modeste vendosi ekuilibrat Patrick Sontheimer, brenda fraksionit të parë.

Në pjesën e dytë, Bayern rriti presionin dhe iu afrua disa herë golit. Çmenduria e vërtetë erdhi në kohën shtesë, atëherë kur pothuajse skuadrat ishin bërë gati për në dhomat e zhveshjes. Mbrojtësi Marcel Marcel Gaus bën sulmuesin, duke i dhënë kualifikimin ekipit të Saarbrucken.


Shtuar 1.11.2023 22:56