Dramë në Napoli, një tifoz i vdekur në sfidën me Milanin

Një 42-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit Maradona në Napoli, i cili ë priti ndeshjen e mbrëmshme mes Azzurëve të Garcias dhe të kuqve të Piolit. Ai u gjet pikërisht në një zonë parkimi të braktisur pranë seksionit të largët të mbushur me tifozë kuqezi.

Gazeta itailiane “La Repubblica” raporton se tifozi u rrëzua nga një lartësi prej 20 metrash në përpjekje për të arritur në tribuna përmes një tuneli. Policia dhe mjekësia ligjore janë duke punuar për rastin që nga mbrëmja e djeshme për të rindërtuar skemën e asaj që ka ndodhur.

Viktima ishte në shoqërinë e një shoku. Ky i fundit tha që të dy po përpiqeshin të shkonin në tribuna duke u ngjitur pa paguar biletën.

Viktima, banuese në Bacoli, një komunë në qytetin metropolitane të Napolit, do të kishte kaluar së pari, për të rënë dhe përplasur në tokë./albeu.com

 


Shtuar 30.10.2023 11:56