Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u ka bërë të ditur drejtuesve të klubit dëshirat për afatin kalimtar të verës.
Trajneri italian raportohet se ka kërkuar nga krerët e klubit që t’i sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu. 27-vjeçari në muajin qershor do të jetë futbollist i lirë pasi i skadon kontrata me ekipin e Milanit.
Përveç Calhanoglut trajneri italian ka kërkuar që të mbajë në ekip mbrojtësin Giorgio Chiellini.
Mbrojtësi italian pritet ta vazhdojë kontratën me “Zonjën e Vjetër” së paku edhe për një edicion.