Dalin pamjet! Si u ekzekutua shqiptari në Athinë mes lokalit, autori u largua me taksi (VIDEO)

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri në Athinë ku dyshohet se ka ndërruar jetë një shtetas.

Deri më tani, mediat greke flasin për një viktimë me origjinë shqiptare, me të shkuar kriminale por pa dhënë detaje mbi identitetin e tij.

Mësohet se ky nuk ishte atentati i parë ndaj viktimës pasi ai është sulmuar sërish në shkurt të këtij viti, por shpëtoi ndërsa autori mori një taksi dhe u larguar.

Mësohet se atentati i sotëm ka ndodhur në një lokal në Sepolia, Athinë, ndërkohë sipas dëshmive, autori sërish ka marrë një taksi dhe është larguar me shpejtësi. /albeu.com/

 


Shtuar 30.05.2021 18:19