Kastrioti shpëton sezonin, krutanët mposhtin Tomorin dhe qëndrojnë zyrtarisht në Superiore (VIDEO)

Kastrioti ka arritur të sigurojë zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

Krutanët kanë mposhtur në ndeshjen “Play-Out”, Tomorin me rezultatin 2-1, duke shpëtuar kështu sezonin. Një gol i Mehmetit në minutën e 45-të dhe Rezit në minutën 63-të, i dhanë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

Tomori nga ana tjetër kishte rastet e saj për shënim, ku vlen të theksohet si i minutës së 43-të, kur Canka u ndal te tranversa, ndërsa në të njëjtin aksion, Rezi zhbllokoi sfidën.

Beratasit ngushtuan shifrat në minutën e 93-të, duke shënuar me Qaton , por që vlejti vetëm për statistikë, pasi nuk ndryshoi asgjë. Tomori sezonin tjetër do luajë në Kategorinë e Parë.


Shtuar 30.05.2021 18:01