Për herë të parë Jul Deda rrëfen për familjen: Baba autoritar? Shtëpia ka rregulla (FOTO LAJM)

Ai është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të humorit në Shqipëri. Julian Deda është babai i Reinës 15 vjeç dhe Mateos 13 vjeç.

Në një interviste për ‘FitStation’ me Çenkuela Hasën, ai tregoi se është bërë baba në moshë të re, 24 vjeç. Ja si iu përgjigj aktori pyetjes nëse është një baba autoritar.

“Nuk jam ky lloji babai, sigurisht disa rregulla janë vënë, ka rregulla për ata ka rregulla për ne, familja ka rregulla për të gjithë. Nuk e kategorizoj veten te baballarët me vetulla të ngrysura, kjo edhe për shkak të punës që bëj. Domethënë për shkak të punës që bëj jemi marrë shumë pak me fëmijët, dhe atë kohë e kam shfrytëzuar të jemi më afër dhe jemi shumë të lidhur. Kam një ‘feeling’ me vajzën, por lidhjen kohore e kam me djalin për shkak se e shoqëroj edhe në sport”, tregoi Julian Deda. /BW


Shtuar 30.05.2021 16:34