Skuadra e Lazios ende mbetet pa trajner të ri.
Andre Villas-Boas ishte njëri ndër favoritët për të qenë në drejtim të Lazios, pas largimit të Simone Inzaghit, por ka ndodhur një kthesë e papritur.
Villas Boas kishte rezervuar aeroplanin për në Romë që duhej të nisej në orën 12:45 të ditës së sotme për tu takuar me presidentin e Lazios, Lotiton.
Pastaj ndodhi gjëja më e quditshme, Villas Boas e anuloi fluturimin drejt Romës për arsye të panjohura.
Sipas “Corriere dello Sport”, fluturimi u anulua shkaku i një problemi në aeroplan, por tani nuk dihet se kush do të jetë trajner i ri i Lazios./