Konfirmohet/ Pochettino ka kërkuar të largohet nga PSG-ja

Maurizio Pochettino ka kërkuar të largohet nga Paris Saint Germain.

 

Sipas “Goal.com”, trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino ka kërkuar nga klubi largimin.

Kjo ndodh pas vetëm gjashtë muajve kur tekniku argjentinas mori në drejtim skaudrën parisiene.

Shkarkimi i Jose Mourinhos ka nisur spekulimet nga mediat angleze se Tottenham Hotspur dëshiron rikthimin e tij, mirëpo ende nuk dihet përse “Poch” ka kërkuar largimin pasi me PSG-në ka fituar dy trofe në këtë sezon.


Shtuar 30.05.2021 15:20