“Nuk më plas për këtë”, Havretz flet hapur pas fitores së Champions (VIDEO)

Heroi i Chelsea-t, kai Havertz, ka folur për BT Sport pas finales së Champions League.

Gjermani ka qenë autori i golit që i dhuroi trofeun skuadrës së tij kundër Manchester City-t.

“Nuk e di çfarë të them. Me të vërtetë nuk e di. Kam pritur një kohë të gjatë”, ka thënë 21-vjeçari.

“Tani dua të falënderoj familjen tim, prindërit, gjyshen dhe të dashurën. Nuk e di çfarë të them. Kam pritur 15 vite për këtë moment”.

I pyetur nga gazetari se ka patur pak presion për shkak se është lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit, Havertz ka harruar për një moment se ishte në televizor dhe ka thënë:

“Të them të drejtën nuk më plas fare për këtë tani. Ne kemi fituar Champions League”.


Shtuar 29.05.2021 23:27