Zbulohet klubi europian ku mund të transferohet Asani në janar

Jasir Asani është gati të rikthehet në Europë. Sulmuesi i Shqipërisë, është aktualisht pjesë e Guangju në South Korea, ku deri më tani ka luajtur 30 ndeshje.

Përformancat me Kombëtaren, por edhe paraqitjet fantastike në Azinë e Largët kanë tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave.

Siç dihet, për Asanin ka interesim nga Italia, Gjermania dhe Arabia Saudite, por jo vetëm. Sipas mediave, lojtari ka gjasë të bashkohet me Celta Vigon në Spanjë.

Vlen të theksojmë se në La Liga luan edhe sulmuesi Myrto Uzuni me Granadan. Celta Vigo mbetet një alternativë shumë e mirë, skuadër me të cilën ai do kishte mundësi të tregonte akoma më shumë veten.  Asani ka luajtur më parë në Hungari për Kisvardën dhe AIK në Suedi.


Shtuar 18.10.2023 17:14