Ministri i Jashtëm Austriak Alexander Schallenberg dhe Ministrja Austrike për Çështjet Evropiane Karoline Edtstadler, një vit më parë paraqiten propozime për integrimin gradual për ta bërë më dinamik procesin e ngadalësimit të zgjerimit.
Duke u mbështetur në këtë, Ministrat Federalë tashmë synojnë t’i avancojnë më tej këto propozimet dhe të identifikojnë fusha konkrete dhe politika, në mënyrë që të forcojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Austria përgatiti një tjetër propozim për të avancuar konceptin e integrimit gradual, propozim që përfshin katër fusha të integrimit të mundshëm të mëtejshëm: strukturën institucionale, integrimin politik dhe administrativ, mbështetjen financiare dhe fushat tematike të politikave.
“Tani duhet të japim shenja për Ballkanin Perëndimor dhe të çojmë më përpara zgjerimin. Kjo kërkon hapa të prekshme dhe një sistem të arsyeshëm stimulues për reforma, përndryshe do të humbasim njerëzit në rajon. Me sugjerimet tona të mëtejshme për integrim gradual, synojmë t’i afrojmë vendet e Ballkanit Perëndimor më shpejt institucionalisht, financiarisht dhe bazuar në fusha konkrete. Nuk ka më kohë për të humbur. Realiteti gjeopolitik kërkon shpejtësi dhe qasje inovative”, u shpreh Edtstadler.
“Zgjerimi është instrumenti më i fortë gjeostrategjik i Bashkimit Evropian. Le ta përdorim si të tillë. Ne nuk duhet të presim që vendet kandidate të zbatojnë çdo pikë dhe presje të acquis të BE-së, por t’i integrojmë më parë ato në fushat politike ku kjo është e mundur. Me gjithë fokusin e justifikueshëm në Lindje dhe Juglindje, nuk na lejohet të gabojmë dhe të harrojmë Evropën. Austria është dhe mbetet një mbështetëse e fortë për një integrimi gradual te Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, deklaroi Schallenberg.
Ky propozim është i një rëndësie të veçantë pasi krijon një fushë loje të barabartë për partnerët e Ballkanit Perëndimor me vendet e tjera kandidate dhe aspirante që tashmë gëzojnë mundësi të shumta për integrim, për shkak të marrëveshjeve tashmë ekzistuese të thella dhe gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë.
“Vitin e fundit ne kemi parë propozime të ndryshme për të integruar Ukrainën dhe Moldavinë në tregun e brendshëm Evropian dhe fusha të tjera. Ne nuk duhet të lejojmë një sistem me dy klasa dhe prandaj duhet urgjentisht të krijojmë një fushë loje të barabartë për të gjitha vendet kandidate dhe aspirante.
Ne kemi parë nga afër mundësitë ekzistuese, të gjitha propozimet tona janë të realizueshme brenda kuadrit ligjor aktual: Kemi instrumente dhe mekanizma që mundësojnë ndjekjen e integrimit gradual: p.sh., duhet të përdorim plotësisht marrëveshjet ekzistuese të stabilizimit dhe asocimit, ku shohim një potencial të pashfrytëzuar. Ne gjithashtu duhet të bëjmë një analizë të plotë të boshllëqeve midis marrëveshjet të stabilizimit dhe asocimit dhe Zonës së thellë dhe gjithëpërfshirëse e tregtisë së lirë (DCFTA) dhe si hap tjetër duhet të bëjmë rregullimet e nevojshme për vendet e Ballkanit Perëndimor në rregulloret individuale.
Ne kemi nevojë urgjente për të zgjeruar dialogun tonë në nivele të ndryshme dhe në forume të ndryshme në mënyrë që të kuptohen më mirë arsyetimet dhe qëndrimet tona; Prandaj, ne duhet t’i përfshijmë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor më rregullisht në takimet joformale të këshillimeve, grupeve të punës dhe forumeve të tjera të BE-së apo nëpërmjet intershipeve të realizuara në institucione të Bashkimit Evropian.
Një sërë programesh të BE-së janë tashmë të hapura për pjesëmarrje nga vendet të treta dhe atyre kandidate. Ne duhet ta ndjekim këtë rrugë veçanërisht në fusha të rëndësishme për qytetarët. Identifikuam fusha të ndryshme politikash dhe programe të tregut të përbashkët, klimës dhe energjisë, arsimit dhe shkencës etj. ku shohim potencial për integrim më të shpejtë.
Duhet të mbështesim financiarisht rajonin për të ndjekur reformat e nevojshme dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e tyre në programet e BE-së. Na duhet dinamizim nëpërmjet një sistemi nxitës të zgjeruar dhe modeluar në planet e rimëkëmbjes dhe nëpërmjet rritjes së mbështetjes për të forcuar marrësit. Prandaj, duhet të ndryshojmë qasjen tonë dhe të përmirësojmë një sistem nxitjeje.
Është e qartë se të gjitha këto masa të integrimit gradual janë të mundshme vetëm kur vendet ndjekin reformat e tyre dhe përmbushin standardet dhe kërkesat e nevojshme. Integrimi gradual duhet të bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave vetjake. Por kur të zbatohen reformat e nevojshme, ne duhet të ofrojmë përfitime konkrete. Tani është momenti për të krijuar këto mundësi.
Çështja e integrimit gradual / të përshpejtuar është mbi tavolinë që në vitin 2020. Me metodologjinë e re, Këshilli Evropian i ngarkoi institucionet e BE-së që të avancojnë konceptin në vitin 2022. Është jashtëzakonisht urgjente të ecim përpara me zbatimin e tij. Duhet të shohim një plan veprimi me hapa konkretë zbatimi deri në vitin 2024 e më tej dhe duhet të marrim vendimet e nevojshme deri në fund të vitit”, deklarojnë ata.