Fabrika e bojërave “Deutsch Color” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Fabrika ndodhet ne autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Sakaq, në resorantin në afërsi të fabrikës është anuluar dasma për shkak se flakët rrezikojnë lokalin.