Gjykata e Vlorës ka liruar 5 rojet bregdetarë të arrestuar muajin e kaluar, duke caktuar detyrim paraqitje.
Sejfulla Beja, Ardit Alikaj, Bledar Bufaj, Roland Çani e Besmir Meçe u akuzuan për shpërdorim detyre, ndërsa njëri prej tyre Sejfulla Bejaj e quan veten hero, duke thënë se ka shpëtuar 55 jetë njerëzish duke shmangur një tragjedi që mund të ndodhte.
Mbi 5 rojet rëndonte akuza se ndihmuan të arratisej një prej skafistëve që po transportonte 55 klandestinë drejt Italisë.
vijon…