Mourinho “piketon” Granit Xhakën, e do me çdo kusht te Roma

Skuadra e Romës është duke punuar për t’ia sjellë transferimin e parë Jose Mourinhos.

Ashtu sic raporton gazetari italian, Gianluca di Marzio, Roma ka nisur bisedimet me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën.

Arsenali kërkon 25 milionë euro për mesfushorin kosovar që përfaqson Kombëtaren e Zvicrës.

Trajneri portugez e ka simpati mesfushorin nga Prishtina, pasi janë përballur disa herë si kundërshtar në Premierligë.

Shuma që Arsenali kërkon për lojtarin duket e volitshme për AS Roma.


Shtuar 27.05.2021 14:15