Prej disa ditësh i shtruar te spitali Hygeia, Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

Ish kryeministri Fatos Nano i cili ndodhet prej disa javësh në spitalin Hygeia, i është nënshtruar këtë të martë një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale pas asaj të 1 shtatorit.

Ndërhyrja ka qenë në mushkëri dhe nuk do të jetë e fundit pasi lideri historik i PS do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësimin e furnizimit me oksigjen.

Ish-kryeministri shqiptar u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë./Albeu.com/


Shtuar 6.09.2023 09:09