Rikthehen tensionet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Gjashtë ushtarë armenë janë arrestuar derisa po provonin të kapërcenin kufirin me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se incidenti ndodhi në rajonin Kalbajar në mëngjesin e 27 majit.

Zyrtarët armenë ende nuk e kanë konfirmuar incidentin.

Të hënën Jerevani dhe Bakuja fajësuan njëra-tjetrën për të shtëna në një zonë kufitare. Armenia ka thënë se një ushtar i saj ishte vrarë.

Më herët Armenia e kishte akuzuar Azerbajxhanin se trupat e saj kanë kaluar disa kilometrave në provincat e saj Syunik dhe Gegharkunik.

Azerbajxhani insistoi që forcat thjesht po pozicionoheshin në anën e territorit të tyre të kufirit në të cilin nuk kishin pasur mundësi të qëndronin gjatë muajve të dimrit.

Në fund të vitit të kaluar të dyja vendet u përfshin në një luftë gjashtë javore për rajonin e Nagorno Karabakut. Nga konflikti humbën jetën 6.000 persona.

Luftimet u ndalën në nëntor të vitit 2020 pasi palët u pajtuan për armëpushim në bazë të një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia.

Armenia humbi kontrollin në disa pjesë të territorit të cilat armenët etnikë i kishin kontrolluar për dekada. Nagorno Karabaku është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990. /Rel


Shtuar 27.05.2021 09:24