Putin takohet nesër në Moskë me liderët e Iranit dhe Katarit, pas Forumit të Eksportuesve të Gazit

Kremlini njoftoi se presidenti rus Vladimir Putin do të presë të martën në Moskë presidentin iranian Masud Pezeshkian dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Yuri Ushakov, këshilltari i politikës së jashtme të Kremlinit, bëri të ditur se bisedimet do të zhvillohen pasi të përfundojë Forumi i Vendeve Eksportuese të Gazit, që do të mbahet në kryeqytetin rus.

Të lidhura

None found

Takimet do të zhvillohen në kuadër të komunikimit mes Moskës, Teheranit dhe Dohas. Prania e tre liderëve në Moskë lidhet me interesat e përbashkëta në fushën e energjisë dhe zhvillimet në rajon.

Megjithatë, Kremlini nuk ka bërë publike çështjet konkrete që pritet të trajtohen gjatë këtyre takimeve.


Shtuar më 26.10.2026 17:12