Një 42-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Tiranë.
Gjatë operacionit “Wanted” shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Albeu.com