I shpëtoi armiqve dhe policisë, por jo qenit të së dashurës: Si u kap bosi i Camorras

Mediat italiane kanë publikuar detaje nga arrestimi i bosit të Camorras, Luigi Caçiapuoti, 64 vjeç, i cili drejton klanin Villariça, në provincën e Napolit.

Gjuetia për shefin e Camorra-s filloi shkurtin e kaluar dhe përfundoi pak orë më parë në një vilë me një pishinë jo shumë larg, në Varcaturo, një fshat në komunën e Giugliano, një qendër e madhe midis Napolit dhe Casertës. Caçiapuoti do të duhet të vuajë 15 vjet burg.

Policia e kërkonte për një kohë të gjatë. Falë monitorimit të rrjeteve sociale dhe lëvizjeve financiare, ata kanë arritur të rrethojnë zonën ku fshihej 64-vjeçari.

Kështu ata kontrolluan të gjithë zonën e Varcatauro. Kjo ndodhi deri në ditën kur një qen i vogël u bë shkak për të shkuar në vendin e tij të fshehjes.

Caçiapuoti u gjet i shtrirë pranë pishinës teksa shfletonte një gazetë. Ai nuk ka bërë rezistencë ndaj arrestimit. /albeu.com

 


Shtuar 25.08.2023 10:30