Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me sende të forta gjatë një konflikti në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:05 të mëngjesit të sotëm. Në spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi D. K., 34 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se në lagjen nr. 15, Korçë, në ambientin e një lokali, ku 34-vjeçari ishte i shoqëruar me vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin F. B., 18 vjeç, është dëmtuar me sende të forta në kokë.
Policia ka bërë të mundur ndalimin e autorit, shtetasit F. B., i cili ndodhet i shoqëruar në ambientin e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtetasi D. K., ndodhet në spital në kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.