Rastësi apo mallkim? Makina “zbarkon” në shtëpinë e çiftit të të moshuarve për herë të dytë

Është shmangur tragjedia mesditën e së dielës, në Filiro të Selanikut.

Drejtuesi i një makine humbi kontrollin e mjetit dhe fillimisht u përplas me një stacion të OASTH-së e më pas përfundoi në oborrin e një shtëpie ku ndodhej një çift të moshuarish.

Si pasojë e ngjarjes, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur lehtë, ndërsa çifti i të moshuarve nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që ndodh një incident i ngjashëm në këtë shtëpi, pasi më parë një automjet kishte hyrë në kuzhinë./Albeu.com/


Shtuar 21.08.2023 11:26