Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht një grup turistësh italianë që pretendon se janë larguar pa paguar.
Resotrant “Guva” ka shpërndarë disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.
Restoranti duket se e ka marrë me sportivitet, dhe me ironi u uron atyre pushime të mbara: “Stafi ynë i uron këtyre “zotërinjve” italianë pushime të mbara dhe me lekët e PAPAGUARA në restorantin tonë bëjnë diçka të mirë!!!”.