GJKKO miraton kërkesën e SPAK për Ahmetajn, Prokuroria i dorëzon policisë urdhër-arrestin për ish-zv.kryeministrin

Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e bërë nga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje të deklarimit të pasurisë, si dhe për pastrim parash.

Që prej ditës së diel GJKK ka firmosur kërkesën për arrestimin e Ahmetajt.

Gjykata e Posaçme, bashkë me lejen e kontrollit të banesave të Ahmetajt dhe familjarëve të tij si dhe sekuestrimin e disa pasurive, ka firmosur edhe urdhër arrest për të.

Nërkohë që sot SPAK i ka dorëzuar policisë kërkesën për arrestimin e Ahmetajt. Në orët në vijim pritet që ish-zv.kryeministri të shpallet në kërkim ndërkombëtar, pasi ai e ka lënë Shqipërinë dy javë më parë.

 


Shtuar 20.07.2023 18:37