Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle për llogari të autoriteteve gjermane.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se shqiptari u arrestua, pasi për të kishte një urdhërarresti ndëkrombëtar të lëshuar nga drejtësia gjermane, për kryerjen e krimeve të ndryshme kundër shëndetit publik.
Sipas hetimeve ky person ka kishte banuar në zona të ndryshme në Valencia së bashku me partneren dhe vajzën e tij.
Për shkak të rrezikshmërisë, në operacionin për kapjen e tij morën pjese grupe operacionale të sigurisë.
Ndërkohë pritet që pas arrestimit të shqiptarit të nisin procedurat e dorëzimit pranë autoriteteve gjermane.