Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10°C në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 14°C në 26°C.