Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë se anëtarët e MEK nuk kanë pasur lidhje me sulmet kibernetike që ndodhen pak kohë më parë në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një koneference me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Çuçi tha se nuk ka prova për diçka të tillë.
“Jo nuk kemi asnjë të dhënë në lidhje me këtë gjë. Nuk kemi asnjë provë të tillë”, tha Çuçi.