A jeni konsultuar më aleatin strategjik SHBA për ndëryrjen në kampin e MEK? Përgjigjet Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaki, në një konferencë për mediat kanë dhënë detaje nga ajo që ndodhi paraditen e sotme në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit.

I pyetur nga mediat se a u konsultuan Policia Shqiptare me aleatët amerikanë për ndërhyrjen në kampin e MEK, Çuçi tha se SHBA-të janë partnerë strategjikë të Shqipërisë, dhe se çdo vendimarrja apo zbatim ligji është në një linjë me aleatët.

Pyetje: A jeni konsultuar më aleatin strategjik SHBA për ndëryrjen në kampin e MEK?

Çuçi: Në radhë të parë duhet tu bëjmë të qartë qtyre të këshillit në muxhahedinëve në PAris, se nuk ka patur dhunë në asnjë moment, nuk e di se nga kanë dalë ata në konluzionin që ka patur dhunë, e kundërta ka ndodhur. Duhet ta kenë të qartë ata dhe çdokush që vendimet e gjykatës nuk kundërshtohen por zbatohen. Ata as nuk pranuan të lexonin vendimin e gjykatës, por kaluan më tej duke kyer veprimi kundërshtuese. Ajo deklarata për dhunë duhet të tërhequr mbprash se nuk ka patur dhunë. Nëse gjëndet vetëm një rast kur janë prekur ata mund ta nxjerrin. Ata të jenë të qartë se çdo vendim i gjykatave do të respektohet deri në fund. në lidhje me partnerët duhet të dini se amerikanët nuk janë pjesë e marrëveshjes, ata janë partnerët tanë strategjikë. Ata janë në një linjë me ta për ybatimin e ligjit, për këtë të jeni të sigurtë


Shtuar 20.06.2023 17:47

Tags: , ,