“Marrëveshja nuk prishet”, Çuçi: Prokuroria po heton, duhet reflektim nga ana e MEK

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka siguruar se marrëveshja me MEK nuk do të përfundojë pas ngjarjeve të ditës së sotme dhe ata do të vijojnë të jenë në mbrojtjen e Shqipërisë.

Ai tha se prokuroria është duke hetuar, teksa nuk u shpreh për veprat penale për të cilat ka dyshime.

“Nuk kemi menduar të prishim marrëveshjen, ata janë në mbriojtjen tonë. Ajo që dndodhi sot ka të bëjë me zbatimin e një vendimi të gjykatës. Marrëvehsja do vazhdojë, por sigurisht që duhet të ketë një reflektim nga ata në lidhje me sjelljen ndaj institucioneve dhe zbatimin e ligjit. Me veprimet që bënë sot treguan që nuk janë gati të zbatojnë ligjet në Shqipëri”, tha Çuçi.

“Se çfarë kanë bërë ata, është pyetje që i duhet bërë prokurorisë, që ka filluar disa çështje penale në lidhje me këtë. Nuk e thotë ministri se çfarë krimi kanë kryer ata, sepse po hetohet. Duhet të pyesni prokurorinë. Aq më tepër që sigurisht prokuroria ka dhe sekretin hetimor brenda”, shtoi ministri.


Shtuar 20.06.2023 17:43